Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare këngëtari i njohur (EMRI+FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare këngëtari i grupit ’Il Divo’, Carlos Marin.

Advertisements

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije grupi përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me zemër të thyer po ju bëjmë me dije se shoku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’i mungojë miqve, familjes dhe fansave të tij.

Advertisements

Për 17 vjet ne të katër kemi qenë së bashku në këtë udhëtim të pabesueshëm të Il Divo dhe do të na mungojë miku ynë i dashur.”, thuhet në reagim.

Më 16 dhjetor, grupi kishte postuar se Marín ishte në spital. Shkaku i vdekjes nuk u bë i qartë, megjithëse mediat spanjolle raportojnë se Marín ishte intubuar pasi u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv në Mançester.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi valutor, 20 Dhjetor 2021
Artikulli tjetërAntonela del jashtë kornizave të të qënit VIP: S’ka b*thë të tallen me mua! Çfarë ndodhi?