U kap me kokainë në makinë, i riu tenton t’i largohet policisë dhe përplaset me patrullën (detaje)

Një i ri është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi u kap me një sasi lënde nar koti ke të llojit ko kainë.

Advertisements

Advertisements

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të efektivit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përpl asur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Advertisements

Operacioni është zhvilluar në Milot, ndërsa në përfundim 27-vjeçari është vënë në pranga, duke iu sekuestruar edhe dr oga.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Nar kotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, thote policia.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i shpërndarjes së dro gave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndë nark otike kok ainë.

Sekuestrohet lënda narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje dhe një automjet.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Forcën Operacionale në DVP Lezhë, në vijim të godi tjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve nark otike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me automjet nga Miloti, në drejtim të Lezhës, posedonte lëndë narkotike kokainë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip ” BMW”.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet duke përpla sur automjetet e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë mjetin me drejtues shtetasin Sh.V., dhe kanë ushtruar kontroll ndaj automjetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë nark tike kok ainë, e ndarë në doza gati për shitje , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.V., 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga sonte WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për miliona telefona, zbuloni nëse telefoni juaj është një prej tyre
Artikulli tjetërE moshuara çohet në këmbë dhe përshëndet Berishën: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”