Prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal. Gazetari Artan Hoxha në “Radarin Informativ” ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se nëse hetimet për Taçin thellohen do të zbardhet një vrasje, 200 mijë euroshe.
Advertisements
Për të hetuar Taçin, sipas Artan Hoxhë sot është më e lehtë, kjo sepse sipas tij pasi aktualisht ai nuk e ka më fuqinë që ka pasur.
“Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar. Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë. Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe.
Advertisements
Nëse do hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën. Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha.
SPAK deklaroi se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.
Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Francesco Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian Fabio Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe të biznesmenit shqiptar Rezart Taçi i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. SPAK thotë se Taçi në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!