Situata Hysen-Alvisa, flet Arjan Konomi: Kërkoj falje publike që nuk e dënova dhùnën

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Arjan Konomi kërkoi falje publike për situatën e krijuar në “Prime”. Ai tha se atë ditë ishte shumë i tronditur për të dhënë një mendim.

Advertisements

Konomi u shpreh se dhuna është e pajustifikueshme, ashtu si dhe shantazhet e Hysenit kundrejt Alvisës.

Advertisements

““U largova nga studioja. I kërkova ndihmë vajzave të produksionit. Nuk e thoja dot atë që po ndjeja. Kisha një tronditje shumë të madhe dhe nuk u shpjegova mirë. Në pjesën e dytë kur u fol për fakte të tjera, kur u bënë akuza të rënda ishte shumë e vështirë duke mos qenë organi kompetent. Unë duhet të kërkoj ndjesë publike nëse nuk e dënova dhunën. Shpresoj që deri tani ta kem treguar që dhunën nuk e justifikoj, jam ai që e kam dënuar gjithmonë dhe do më vinte keq që dikush ta dyshonte se unë jam një person i tillë. Pamë elemente shantazhi nga Hyseni kundrejt Alvisës, Alvisa bëri akuza të forta, ti Bora pe ato fotot. Normalisht këto janë veprime tërësisht të gabueshme dhe të dënueshme, por janë organet kompetente që do të merren me këtë situatë të tillë”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOpinionisti dhe vajzat i kërkuan falje Alvisës, reagon Hyseni: Skenari ka arritur kulmin
Artikulli tjetërReagon Fjorentina: Në Big Brother ndihesha si Fifi, më thonin psikopate