Shtimi i rasteve me koronavirus, ky është shteti që rikthen masat e rrepta

Kryeministri holandez, Mark Rutte, vendosi të rikthejë disa nga masat kundër koronavirusit në vend, pas rritjes së rasteve të infektimeve në javët e fundit.

Advertisements

Mes masave detyruese me të cilët holandezët duhet të përballen sërish janë distancimi social dhe mbajtja e maskave në stacionet hekurudhore.

“Green Pass”, i cili deri në këto momente është kërkuar vetëm në restorantet e mbyllura, tashmë është i detyrueshëm dhe për baret dhe lokalet e hapura.

Advertisements

Po ashtu, mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet e universiteteve deri te parukeritë. Autoritetet, gjithashtu, rekomandojnë që të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë sërish nga shtëpia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Qentë po vrìten masivisht nga qeveria në rrugët e Shqipërisë”, eurodeputeti ‘ngre alarmin’
Artikulli tjetërNjë banor i ri hyn në ‘Big Brother VIP’ dhe ka një kërkesë të pazakontë: Dua të fle në…