Shprehu pëlqim për Beatrixin, e dashura e Kledit zhgënjehet dhe vendimin e papritur

Kledi është i lidhur që prej 6 vitesh, madje e dashura e tij kishte menduar ta surprizonte mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP”. Mirëpo, duke parë sjelljen e tij konfuze dhe pëlqimin për Beatrixin, ajo ka ndryshuar mendje.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme Kledi ka sqaruar situatën e tij, duke thënë se e dashuron partneren e tij, por është futur në shtëpi për t’u kthjelluar në mendime.

Advertisements

“Unë jam i lidhur, bashkëjetoj. E dashuroj partneren time, por jam i paqartë.  Vajzat këtu janë simpatike, si Trixi ashtu dhe Beni. Por unë nuk rrëzohem me shikim të parë. Trixit nuk i thashë që jam i lidhur se nuk më pyeti dhe nuk më erdhi mbarë. Jam konfuz”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai është ndalur dhe te Arjola, pasi në publik është dukur sikur aktorja ka pëlqim për të. Kledi është shprehur se nuk e ka parë diçka të tillë dhe nuk e beson, por e sheh Arjolën si një person shumë të sinqertë dhe të dashur për të.

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHistoria e trishtë e shqiptares që plagosi ish-burrin grek, ja si e mbyllën në psikiatri që t’i merrnin të bijën (FOTO)
Artikulli tjetërMomenti që i përloti të gjithë, Semi takon të atin pas tre vitesh