“Qejfi si s’ma ka, por b**ha s’ma mban”/ Jeta e dyfishtë e 54-vjeçarit me 2 djem që “gjuan” meshkujt tek liqeni

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” regjistroi disa biseda, të cilat shkojnë deri në agresion se*sual, nga të panjohurit me prirje homose*suale në zonën e Liqenit. Të gjitha u transmetuan këtë të martë dhe disa prej tyre treguan se e kanë bërë shpesh këtë gjë, madje edhe me adoleshentë.

Advertisements

Gjatë “gjuetisë” për prenë e radhës, ata treguan se e frekuentojnë gjithmonë këtë zonë dhe thanë, se në jetën e përditshme janë edhe të martuar e me fëmijë.

Advertisements

I panjohuri: Sa shkoi ora?

I infiltruari: 20:30!

I panjohuri: Faleminderit! Je i nderuar!

I infiltruari: Si?

I panjohuri: Je i respektuar!

I infiltruari: Rrofsh! Pse, më njeh? Çfarë bën këtej?

I panjohuri: Xhiro. Fare, nuk paska gjë fare.

I infiltruari: Pse, çfarë doje?

I panjohuri: Ishin ca si mosha ime, më të mëdhenj. Ku nuk të pëlqen një gjë, nuk ke se çfarë bën.

I infiltruari: Pse, ty çfarë të pëlqen?

I panjohuri: Më pëlqen një bukurosh si puna jote.

I infiltruari: Sa vjeç je?

I panjohuri: 54! Po ti?

I infiltruari: 21!

I panjohuri: Je i ri. Nesër ose pasnesër mund të iki.

I infiltruari: Ku?

I panjohuri: Te familja ime në Itali. Jam nga zona e Veriut.

I infiltruari: Pse dole pikërisht te ky vendi këtu?

I panjohuri: Këtu gjen përherë. Këtu jam mësuar, kur vija, këtu gjeja. Ndoshta s’bën asnjë punë.

I infiltruari: Çfarë pune?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFantastike/ Boksieri shqiptar shkruan historinë në mes të Serbisë, Alban Beqiri kualifikohet në gjysmëfinale!
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Qëllohet me armë zjarri 13-vjeçari shqiptar