Rrënqethëse/ Publikohen momentet e fundit të Ruzhdi Hoxhës, me telefon në dorë dhe me… (VIDEO)

Ora News ka siguruar një video ku janë filmuar momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha trupi i të cilit u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit më 6 nëntor 2021.

Advertisements

Pamjet janë marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43 vjeçarit nga banesa në Paskuqan.

Advertisements

Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës.

Rrëfimi i djalit të Ruzhdi Hoxhës: Plani për djegien e makinave të “Salillarit” në Marikaj

Sipas burimeve Ruzhdiu ishte me dy shokët e tij duke konsumuar kafe, me pas po atë ditë disa orë më vonë ai është takuar më shokun e tij Fredi Rrushi ku ka hipur në makinën e tij tip Passat. Ndërkohë u ka thënë shokëve të tij se do të dalë me Fredi Rrushin.

Gjatë telefonatave që familjarët kanë pasur me Fredi Rrushin ai është shprehur se Ruzhdi Hoxhën e ka lënë në zonën e Treshit. Po sipas burimeve familjaret kanë tentuar të lidhen në telefon më të, por ai ka dalë i fikur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lidhur e ndarë me meshkujt, 815 herë”/ Ish-konkurenti i Përputhen ‘sulmon’ publikisht Bora Zemanin (FOTO)
Artikulli tjetërI riu nga shqiptar u vra për një borxh që se pagoi/ Dalin detajet e rënda: Gjuajtën 7 herë në drejtimin e tij