Nuk i shkoi në ditëlindje, Jasmina ofendon rëndë Andin! Ja çfarë i thotë publikisht

Jasmin Kadriu është një ndër ish-konkurrentet e Për’puthen 2, e cila është komentuar mjaft për lidhjen e saj me Andi Artanin.

Advertisements

Andi Artani kishte ditëlindjen në 11 Tetor dhe ai rrëfeu te Shqipëria Live se ajo e surprizoi në Kosovë.

Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat,- tha ai ndër të tjera.

Advertisements

Jasmina, e cila kishte ditëlindjen para disa ditësh sot zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për Andin.

“Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde?”, e pyet një ndjekës/e.

Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë.

“A mendoje se do vinte te ditëlindja jote?”

Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë të larë,- shkroi ajo ndër të tjera.

Pra Andi jo vetëm nuk i ka shkuar, por sipas Jasminës as nuk e ka uruar.

Dikush gjithashtu e pyeti nëse do ishte më mirë të injoronte pyetjet sesa ta ulte Andin dhe Jasmina nuk ja përtoi me përgjigjen e saj:

Unë kam mundësi dhe të drejtë të jap opinion 24/7 për dikë që aktualisht del dhe flet për mua nëpër intervista sikur i kam vrarë familjen e jo për të treguar që isha i vetmi person që i erdhi nga Tirana në 00:00 për t’i bërë surprizë ndërkohë që asnjë shok të vetin apo persona që sot e kësaj dite i respekton se gjeta mes surprizës,- shkroi ajo ndër të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMorena Taraku nis romancën me këngëtarin e njohur? Vjen reagimi i fortë nga ish-gruaja
Artikulli tjetërKryeminsitri Holandez Mark Rutte vjen në Shqipëri, cila është arsyeja e vizitës