Nuk bëjnë punë as vaksinat/ Bota në alarm, shtetet mbyllin sërish kufijtë pas shfaqjes së variantit të ri të virusit

OBSH thotë se deri më tani janë raportuar rreth 100 raste të reja të variantit të ri të virusit. Rastet janë konfirmuar kryesisht në Afrikën e Jugut, por janë zbuluar edhe në Hong Kong, Izrael, Botsvanë dhe Belgjikë.

Advertisements

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid tha të Premten se ka “shumë të ngjarë” të jetë përhapur në vende të tjera.

Shumica e rasteve në Afrikën e Jugut kanë qenë nga provinca e saj më e populluar, Gauteng, kryeqyteti i së cilës është Johannesburg, shkruan BBC.

Advertisements

Vetëm rreth 24% e popullsisë së Afrikës së Jugut është plotësisht e vaksinuar, gjë që mund të shkaktojë një përhapje të shpejtë të rasteve atje, tha Dr Mike Tildesley, një anëtar i grupit shkencor të modelimit të gripit Pandemik (Spi-M), të premten për BBC.

Në Hong Kong, varianti u përhap gjatë karantinës së hotelit midis një personi që kishte mbërritur nga Afrika e Jugut dhe një mysafiri tjetër hoteli që rezultoi pozitiv disa ditë më vonë, zbuloi Departamenti i Shëndetësisë. Të dy ishin plotësisht të vaksinuar.

Studiuesit kanë deklaruar që ky variant ka shumë mutacione dhe që mund t’i bëjë më pak efektive vaksinat. Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet ta vendosë të premten nëqoftëse do ta quajë variantin e ri si kërcënues. Në botë deri tani janë raportuar rreth 100 raste të infektuara me këtë variant.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoreja e Veriut ndalon xhaketat prej lëkure, ato mund t’i veshë vetëm lideri i tyre!
Artikulli tjetër“Jam i pari që do bëj s*ks këtu”/ Kush është banori BBV që nxehu lojën: “Jam i vetmi që ja mbyll gojën Antonelës”