“Më mirë ja marr jetën vajzës se sa të bëhet si ty! Më iku mendja!”/ Përballet ‘live’ me ish-gruan, 37-vjeçari kërcënon hapur, ndërhyn edhe ish-kunata e tij(REPLIKAT)

Jeta e një 32-vjeçareje nga Fushë-Arrëzi ka qenë e mbushur me varfëri, kër cënime dhe një marrëdhënie komplekse, e cila pas divorcit jeton me 2 fëmijët e saj.

Advertisements

Disa ditë më parë ajo u përball në studion e emisionit “Me zemër të hapur” me ish-bashkëshortin Lihado Zamka ku pranoi se ishte dh unuar sistematikisht, por edhe vetë kishte shkelur ligjin duke kër cënuar atë me thi kë. Në këtë marrëdhënie agresive mes çiftit janë 2 fëmijë të mitur, të cilët kanë gjetur mbështetje tek tezja që jeton në Itali.

Teksa Lihado Zamka ndodhej në studion e emisionit, në një lidhje telefonike ish-kunata e tij tha se ai nuk ka punuar asnjë ditë të vetme.

Advertisements

“Motra ime është e tronditur. Prokuroria e mbylli çështjen sepse motra tërhoqi denoncimin. Ai gjithë jetën nuk ka punuar. Merr lekët e fëmijëve dhe pi raki. Ai rrinte dhe fëmijët. Motra ime se hap gojën se ai e kërcënon i thotë ‘do të vras motrën’, ‘do të vras babain’”, tha ajo.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Lihado Zamkës tha se ka përjetuar dhunë të paimagjinueshme ndaj tij.

“Kam përjetuar dhunë që ju nuk e imagjinoni. Kam qenë 16 vjeç kur e kam njohur në telefon. U gënjeva prej tij. Se dija se ishte kështu. I kam dhënë shumë mundësi. Prisja të ndryshonte. Nuk kam reaguar sepse kam qenë nën kërcë nimin e tij.

Fëmija e parë më vdiq dhe ky nuk ishte me mua. Kur bëra lindjen e dytë isha vetëm në sallën e operacionit se ky ishte në burg. Kur linda vajzën kam qenë duke vdekur përsëri ika vetëm sepse ky ishte i pirë tapë.”, tha ajo. Ndërkohë, 37-vjeçari ka ndërhyrë gjatë telefonatës së saj.

“Ja ndërrova numrin e telefonit që kjo të fliste me të afërmit jo me të tjerë. Një orë më vonë kësaj i ra një numër në telefon. Prandaj më iku mendja. Kjo njoftoi policinë dhe unë bëra burgun.”, tha ai.

37-vjeçari shkoi edhe më tej dhe kër cënoi ish-gruan live. “Ta di se bëj gjithë jetën burg unë vajzën nuk ta lë ty të bëhet si ty dhe motra tënde. Më mirë e vras sesa të bëhet si ty.”, tha ai.

Ndërkohë, të njëjtën gjë i ka kthyer edhe ish-kunata, ku ka thënë se; “Kam 14 vjet që e mbaj me bukë dhe ai ma kthen me gurë. Ai ta mbyllë gojën e të mos shajë se gjërat do shkojnë më keq e nuk do ketë shpëtim për të.”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerret “peng” Dekani/ 30 persona e rràhin dhe e mbyllin në zyrë për disa orë, e gjithë ngjarja e rëndë është filmuar
Artikulli tjetërPuthja e bujshme në buzë mes dy konkurrentëve të ‘Big Brother VIP’, reagon vëllai i Beniadës