‘Kris’ arma në qytetin shqiptar, një person i vrarë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, si shkak i gjuajtjes me armë zjarri në Gjilan.

Advertisements

Rastin e ka bërë të ditur Nënkolonel Remzi Azemi.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

Advertisements

“Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur”, tha Azemi.

Tutje policia ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

“Momentalisht rasti është duke u hetuar”, deklaroi Azemi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gjallë në botë s’më shkonte mendja se është njeri”/ Flet bariu hasi rastësisht trupin e pajetë të Rruzhsi Hoxhës: Vinte erë e keqe, pashë…
Artikulli tjetërKushte të paqëndrueshme atmosferike dhe temperatura deri në 24°C, ja si do të jetë moti sot