EPIKE! Qytetari shkon të votojë me karrocë dhe flamurin e Shqipërisë

Një qytetar në Podujevë ka tërhequr vëmendjen përpara se të shkonte të votonte. Personi përgatiti karrocën me kal duke vendosur dhe flamurin kombëtar shqiptar për të hedhur votën në kutinë e votimit.

Advertisements

Teksa në Kosovë votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve të pjesshme lokale, një qytetar i Prizrenit duket se mezi ka pritur mëngjesin. Në një raportim për mediat, ai është shprehur se nuk ka fjetur tërë natën nga meraku për të votuar më të mirin.

“Presim diçka më mirë, të ketë ndryshim, në qytetin tonë të Prizrenit dhe në qytetet e tjera ku ka balotazh. Me thënë të drejtën, s’kam fjetur tërë natën prej merakut për me ia dhënë votën më të mirit,”– ka thënë ai për ATV.

Advertisements

Kosova sot mbyll zgjedhjet lokale. Në 21 komuna garojnë 42 kandidatë për postin e kryekomunarit. Raundi i parë u mbajt në 17 tetor. Proçesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAustria do mbyllë në karantinë të gjitë të pavaksinuarit mbi 12-vjeç
Artikulli tjetërKoronavirusi i merr jetën një 26-vjeçareje shtatëzënë