E rëndë në Durrës, “Benzi” përplaset me plepin, ndërron jetë pasagjeri 23-vjeçar, shoferi në gjendje të rëndë

DURRËS– Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjësit në aksin Plepa-Romanat. Një mjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ermal Kadriu ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me plepin. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i cili ishte në mjet, 23-vjeçari me inicialet G.H.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDalin pamjet e rënda/ U fut për të vjedhur në market, i riu shqiptar i merr jetën shitësin grek (VIDEO)
Artikulli tjetërE rëndë! Në kushte të rënduara psikologjike, i moshuari i jep fund jetës te ‘Rruga Barrikadave’