Arjola shprehet e bindur se ish-futbollisti është i eliminuari i radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”: “Graniti nuk ka çfarë të japë më!”

Ditën e nesërme një nga banorët do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Të nominuarit janë Iliri, Monika, Graniti dhe Sarah.

Advertisements

arjola demiri granit cana

Njëri prej tyre do të dilte të martën, por për shkak të largimit të papritur të Igli Zarkës, qëndrimi i të katërtëve u shty deri të premten. Ditën e djeshme, Arjola u shpreh e bindur se banori që do të largohet është Graniti. Aktorja tha gjatë kohës që po bisedonte me Einxhel dhe me Monikën, se ai nuk ka ça jep më në atë shtëpi.

Advertisements

Mirëpo, Einxhel e ka kundërshtuar, duke i thënë se gjatë këtyre ditëve ai ka ndryshuar dhe beson se publiku dëshiron ta shohë edhe më shumë për ta njohur më mirë.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Jam një miliard e bindur që Graniti nuk ka këtu ça jep më brenda.

Einxhel: Graniti nuk ka për të dalë?

Arjola: Pse s’ka për të dalë?

Monika: Edhe unë e kam këtë bindje.

Einxhel: S’ka për të dalë, ja këtu do jemi. Graniti e ka ndryshuar.

Monika: Edhe unë e mendoj këtë.

Arjola: Ça ka ndryshuar?

Monika: Ça ka ndryshuar?

Einxhel: Graniti ka ndryshuar, ka fillu flet e bën e rri dhe duan ta shohin më shumë. Nuk ka për të dalë Graniti. Llafet e mia më kanë dalë deri sot.

Arjola: Ok, ja e shohim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, 12 nëntor 2021
Artikulli tjetër“Diplomatja më e mirë”/ Dua Lipa i kërkoi Von der Leyen liberalizimin e vizave, vjen reagimin nga Albin Kurti