Xhensila Myrtezaj ndan me të gjithë periudhën e vështirë të jetës dhe dyshimet për kancerin e gjirit: Për dy muaj me radhë…

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka reaguar në lidhje me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit. Xhensila ka folur për eksperiencën e saj.

Advertisements

Xhensila Myrtezaj ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj një videomesazh, ku dhe ka rrëfyer eksperiencën e saj duke thënë se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, siç e cilëson ajo.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Advertisements

Këngëtarja ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

Ndër të tjera Xhensila u ka sugjeruar që të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë të njëjtën gjë për ta parandaluar atë që në fazat më të hershme.

Për ta përmbyllur, artistja u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Nis keq dita, X5 me targa italiane merr para 4 automjete të tjera
Artikulli tjetër“Çfarë vaksinimi, hape rrugën”, plas keq mes studentëve dhe policisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë(VIDEO)