Tërmeti godet fort Serbinë, shikoni si ‘shkundet’ kryeqyteti (VIDEO)

Një tërmet i fortë prej 3.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Mlladenovcit në Beograd të Serbisë, ka bërë të ditur qendra sizmologjike e Evropës.

Advertisements

Tërmeti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, rreth 44 kilometra në verilindje të Beogradit.

“Gjithçka shkundej. Shumëkujt i kanë rënë fotografitë dhe sendet nga vitrinat”, ka thënë një qytetar nga Mlladenovci.

Advertisements

Fillimisht ishte dëgjuar një goditje e fuqishme dhe më pas gjithçka kishte filluar të tundet, siç edhe e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Më poshtë mund të shihni sesi në momentin kur fillon tërmeti, edhe shtyllat e ndriçimit publik fiken dhe aktivizohen alarmet e veturave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Makineri monstër’/ Automjeti i presidentit me vlerë 1.3 milion euro, i gatshëm për t’i bërë ballë edhe një sulmi kimik
Artikulli tjetërNuk do e njihni/ Arbër Bytyqi transformohet, kthehet’ në femër për ‘Halloween’ (FOTO)