Shqiptarët ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Kretë me ujë dhe ushqime

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kretë tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët grekë të goditur nga tërmeti në zonën Arkalochori.

Advertisements

Mediat greke shkruajnë se Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes së autoriteteve për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit.

Në të njëjtën kohë, një delegacion i shoqatës ditën tjetër të tërmetit me magnitudë 5.8, të hënën e kaluar ishte në zonën e prekur.

Advertisements

Nga goditja e fortë e javës së kaluar humbi jetën një person në Greqi dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa lëkundjet vijojnë akoma në zonë, por me magnitudë të vogël.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAtentati në Elbasan/ Ja si ‘i forti’ Ardian Subashi përplasi marangozin me makinën luksoze 4 vjet më parë
Artikulli tjetërI përfshirë në një vràsje, ja shkuara e 40-vjeçarit të vràrë në Elbasan