“Shmangni lëvizjet e panevojshme”, Bashkia e Vlorës thirrje urgjente qytetarëve pasi moti i keq preku qytetin

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, për shkak të motit të keq.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, qytetet në jug dhe jug-lindje të vendit janë prekur nga moti me rreshje të dendura shiu, erë dhe vetëtima.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:

Advertisements

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 7 tetor 2021
Artikulli tjetërUlen temperaturat dhe shi, ja si parashikohet moti sot