Rritja e çmimeve dhe kriza energjitike, BE bën paralajmërimin e fortë

Përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, Komisari i Punës i BE, Nicolas Schmit paralajmëron për më shumë varfëri energjetike në Evropë. Tashmë ka miliona njerëz që vuajnë nga varfëria energjetike, “dhe ky numër mund të bëhet edhe më i madh”, tha Schmit. Ndërsa Komisioni i BE mund të ndihmojë vendet e BE të kufizojnë ndikimin e çmimeve aktuale të larta të energjisë tek njerëzit, qeverive kombëtare u takon të ndërmarrin veprime, tha ai.

Advertisements

Zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, kishte thënë më parë se ishte e rëndësishme të veprohet në mënyrë të koordinuar në të gjithë Evropën dhe brenda rregullave ekzistuese për tregun e brendshëm të BE. Çmimet e energjisë dhe opsionet afatshkurtra të veprimit do të luajnë gjithashtu rol në samitin e BE javën e ardhshme.

Konfederata Sindikale Evropiane (ETUC) shprehu në shtator frikën se më shumë se 2.7 milionë njerëz në Evropë nuk do të ishin në gjendje të ngrohnin si duhet shtëpitë e tyre, edhe pse ishin në marrëdhënie pune.

Advertisements

BE dëshiron të mbrojë familjet nga çmimet shumë të larta

Familjet dhe bizneset evropiane duhet të mbrohen nga rritja e çmimeve të energjisë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas Komisionit Evropian. Komisarja e Energjisë Kadri Simson për këtë arsye prezantoi gjatë javës një të ashtuquajtur kuti mjetesh, të cilat vendet e BE mund t’i përdorin pa shkelur rregullat evropiane të konkurrencës.

Ndër të tjera, Komisioni propozoi pagesa direkte, lehtësim tatimor dhe subvencione për bizneset e vogla. Por ajo gjithashtu e kishte fjalën për reforma afatmesme për ta bërë tregun evropian të energjisë më të fuqishëm në plan afatgjatë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ata nuk duhet të jenë në mësim”/ Studentët e pa vaksinuar do humbasin vitin? Ja përgjigja e Ramës
Artikulli tjetërZbulohen detaje të reja nga vdekja e turistëve rusë, Karamuça: Pista kryesore është vrasja për shkak të detyrës së 60-vjeçarit