Reshje shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

Një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë sot mbi vendin tonë. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Advertisements

Në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-18m/sek, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0°C deri në 7°C;

në zonat e ulëta 10°C deri në 16°C;

në zonat bregdetare 12°C deri në 15°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 14 tetor 2021
Artikulli tjetër22 mijë tifozë në Air Albania, Drejtoresha e Shëndetit Publik: Infektimet do rriten, ja çfarë pritet të ndodh