“O njerëz po digjem”/ Publikohen pamjet e rënda ku hidhen njëri pas tjetrit Hava dhe Klodian Osmënaj nga kati tretë (VIDEO)

Fax News ka siguruar ekskluzivisht pamjet dramatike të ngjarjes së Astirit ku nënë e bir hidhen nga ballkoni i apartamentit të tyre për t’iu shpëtuar flakëve të zjarrit.

Advertisements

Ata dalin në ballkon dhe Klodiani fillimisht përpiqet ta ngjes të ëmën Havanë në parmakun e ballkonit duke e vendosur mbi shpatulla.

Advertisements

Më pas ajo zbret një moment dhe nis të ngjitet vetë ndërsa i biri e ndihmon nga pas. Hava Osmënaj varet në parmakë me duar nga jashtë ballkonit ku pas disa sekondash e lëshojnë duart duke përfunduar në trotuar.

Nuk kalojnë as disa sekonda dhe është Klodiani ai që ngjitet në parmak në këmbë dhe hidhet. Fqinjët janë gjendur në befasi, pasi nga njëra anë dera e apartamentit të nënë e bir ishte e mbyllur ndërsa kanë dalë na ballkonet e apartamenteve të tyre.

Disa prej tyre janë bërë dëshmitar të pamjeve dramatike dhe dëgjohen duke lëshuar ulërima alarmuese. I riu duket gjatë gjithë kohës i qetë, ndërsa e ëma është dëgjuar për disa minuta duke ulëritur për ndihmë. “O njerëz, po digjem, të më ndihmojë dikush”, dëgjohet teksa ulëret Hava Osmënaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Zbraza gjithë ujin dhe ua bëra gati, ata kërkuan…”/ Dalin detaje të tjera nga hoteli në të cilin u gjendën të pajetë 4 persona
Artikulli tjetër“Makinë modeste”/ Kandidati për kryetar komune në Kosovë shkon të votojë me “Ferrari”