“Nuk dua ndihmë për bukë, por për sytë”, 41-vjeçari nga Vlora rrezikon të humbasë totalisht shikimin. Operacioni i parë kushton 600 euro

41 vjecari Avni Ferraj nga Vlora rrezikon të mbetet totalisht i verbër nëse nuk kryen sa më shpejt operacionin në sy.

Advertisements

Nga njëri sy nuk shikon, ndërsa nga tjetri vetëm 30 % të shikimit, ndërsa rrëfen për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj, se nuk i shquan dot njerëzit që ka përballë. Mjekët i kanë thënë se ka perde në sy dhe mish të huaj, ato që rrezikojnë ta lënë pa shikim fare.

Avniu ka probleme ekonomike, bukën e siguron duke shitur fara në rruga, ndërsa nga shëndetësia shqiptare po ia neglizhojnë operacionin.

Advertisements

Avniu kërkon ndihmë për ta bërë ndërhyrjen në spital privat, ndërsa mes lotësh thotë se ka frikë se do të mbesë rrugëve për shkak të humbjes së shikimit.

Avniu kërkon ndihmë urgjente, apeli është drejtuar shqiptarëve. Operacioni i parë kushton vetëm 600 euro. Kushdo qe e ka mundësinë të ndihmojë 41 vjecarin mund ta kontaktojë në numrin e telefonit: +355685573873.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBleona Qerreti pozon totalisht e zhveshur para pasqyrës
Artikulli tjetërPLAS në STUDIO/ Qytetari kap me forcë prej këmishe shokun për borxhin 500 mijë lekë, ndërhyn Eni Çobani: Mos Fadil se do përfundosh në burg…