Makina përfshihet nga flakët. Shpëtojnë mrekullisht shoferi nga Kosova dhe tre pasagjerët (Video)

Një automjet është përfshire nga flaket, teksa po lëvizte në autostradën Milot-Thumanë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Mamurrasit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Makina e llojit foristradë “Mercedes Benz” po lëvizte në drejtim të Milotit dhe drejtohej nga një shtetas nga Kosova.

Advertisements

Sapo ka konstatuar zjarrin drejtuesi ka ndaluar mjetin në anë të rrugës dhe ka arritur të dalë bashkë me tre pasagjeret e tjerë pa marrë lëndime.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi 100 vjeçe, kjo është votuesja më e vjetër në Kosovë, historia e saj e pazakontë me fejesën që në djep
Artikulli tjetërSulmohen me granata policët e Kosovës në pikën e kalimit kufitar