Kriza energjitike, deputeti i Lushnjes-Ramës: Ti e përballon ore zotëri, s’ke paguar ndonjëherë naftë

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendi do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike. Si shkak i kësaj krize, pritet një rritje e konsiderueshme e çmimit të naftës, gazit dhe karbonit në vend.

Advertisements

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputeti demokrat Saimir Korreshi. Në një postim në Facebook, deputeti i Lushnjës i thotë kryeministrit se ai mund ta përballojë krizën sepse “nuk ka paguar ndonjëherë gaz apo naftë.”

Por, problemi sipas tij, është sesi do ta përballojnë qytetarët këtë krizë të radhës.

Advertisements

“Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetëm kofsha për vit te ri,” shkruan Korreshi. /abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Gazi është rritur me 250%, nafta mund të shkojë deri në 100 dollarë për fuçi (E PLOTË)
Artikulli tjetërE martuan ende pa lindur, Franga: Në klasë të tretë i gjuajta vjehrrës me …