“Jam e lumtur që mamaja ime vdiq”/ Aktorja e njohur ‘shokon’ me deklaratën e saj

Aktorja Jennette McCurdy ka shkuar fansat me deklaratën e saj.

Advertisements

Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘iCarly”, ka zbuluar se ka përjetuar abuzim fizik dhe emocional nga mamaja e saj e ndjerë, Debbie dhe ndihet e lumtur që ajo ka ndërruar jetë.

”Unë jam e kënaqur që vd iq mamaja ime. Dhe nuk do të gënjej. Ishte shumë e vështirë të arrish këtu.

Advertisements

Por tani, unë jam në një vend në jetën time që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur. Dhe më në fund ndihem e lirë.

Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë ishin ato të kaosit. Emocionet e mamasë sime ishin aq të çrregullta sa ishte si të ecje në litar çdo ditë.

Luhatjet e humorit ishin të përditshme. Nëna ime kishte ëndërruar gjithmonë të ishte një aktore e famshme dhe ajo ishte e fiksuar të më bënte një yll”, rrëfeu ajo.

Gjithashtu Jennette tregoi se kur ishte vetëm 11 vjeçe, Debbie i mësoi të bijës sesi të kufizonte kaloritë dhe ndihmoi në ushqyerjen e saj të çrregullt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShteti evropian dëbon dhe u ‘mbyll dyert’ refugjatëve, ja cila është arsyeja
Artikulli tjetërDo ‘plaste’ rrëmuja mes çifteve, Miss Universe Kosova pjesë e “Big Brother VIP”?