I vodhi motorin para dyqanit në Durrës dhe ia shiti për 60 mijë Lekë, ja si arriti pronari të gjente hajdutin

Pasditen e 5 Tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorin përpara dyqanit të tij. Por, ai ka gjetur vetë hajdutin pasi hapi kamerat e sigurisë.

Advertisements

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që ka siguruar “Stop”, duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorit, Korrado Mile, pasi zbret nga një triçikël i afrohet biznesit përballë motorit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz.

Islam Haka bëri kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan,Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë. Më pas u ndal në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë hajdutit të motorit Korrado Mile. E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë.

Advertisements

Islam Saka tregon se si arriti ta gjente hajdutin e motorit, si veproi policia dhe cila është problematika.

Islam Saka: Në orën 16:20 më vidhet motori. I hipën motorit ai zotëria dhe e shtyn me këmbë se çelësa nuk kishte. Kaloi nga këtu iku drejt. Motorin e kisha blerë 2 milionë Lekë. Njoftoj policinë.

Punonjësi i policisë erdhi, qëndroi në dispozicion, qëndruam 3 orë, u detyrova hapa kamerat direkt , edhe më doli një çeçen, një hajdut specialist, një fytyrë e bukur. Ky duhet të jetë afgan, tha.

Ishte me dikë tjetër, zbriti nga një triçikël këtu ai. Ja çova pamjet policisë dhe të nesërmen deri sa e kam gjetur s’kam lënë Kavajë, Elbasan, Nishtulla, Fushë-Krujë deri sa e gjeta. Policia nuk pyeti. Korrado Mile quhej ky. E kapa për krahu. 5 herë nuk më ndihmoi fare salla operative në Tiranë, nisëm një patrullë, erdhi, prit edhe gjysmë ore thanë se ne jemi duke shkuar diku tjetër, po njofto sallën prapë ti, tha.

Kur shkova në Komisariatin Nr.6 aty ishte djalë fisnik, Herman Haka, e falenderoj sepse m’u gjend dhe më qetësoi. Ik e qetë, tha, sepse ne do e kapim.

Forcat e Komisariatit Nr.6 të Tiranës e kapën Korrado Milen dhe e transferuan te Policia e Durrësit, aty ku ka ndodhur edhe vepra penale.

OPGJ Herman Haka-Përshëndetje! Si je? Kur ka shku në lagje Islami, atje i ka gjet adresën atij zotërisë. Pastaj ka ardh aty në komisariat, ka thënë situatën si ka ndodh në Durrës, sipas pamjeve, që ka. Pastaj shpallëm atë, autorin ne. E morëm, e arrestum autorin dhe ia nisëm për llogari Durrësit.

Por këtu ndodh edhe e papritura.

Islam Saka: Shkoj në mëngjes unë, i hyj shefit të krimeve dhe oficeres, atë e prunë tha por ne e kemi lëshuar. Motorin 2 milionë Lekë e ka shitur 60 mijë Lekë. Nuk e mban mend ai.

Pra, Policia e Durrësit e mbajti të ndaluar disa orë hajdutin e motorit dhe më vonë e la të lirë. Pronari i motorit thotë se Korrado e ka shitur motorin por nuk e mban mend kujt ia ka shitur.

Ndërkohë, pronari i motorit, Islam Saka e konsideron të papranueshme që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrinë afër rekordit historik
Artikulli tjetërDuhani do të shtrenjtohet me 5 lekë paketa çdo vit! Preket edhe shisha(Foto)