“Guxo po ta mbajti”, Sali Berisha “kërcënon” Edi Ramën për rritjen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një krizë e madhe energjitike. Ai është shprehur se kjo krizë është tejet shqetësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka prekur tregjet botërore.

Advertisements

Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.

Sipas Berishës, shkaku themelor i rritjes së çmimeve është vjedhja e narkoqeveritarëve, si dhe klientele e monopoli i saj në çdo fushë.

Advertisements

“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:

1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve.

2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe.

ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb”, shkruan Berisha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPLAS në STUDIO/ Qytetari kap me forcë prej këmishe shokun për borxhin 500 mijë lekë, ndërhyn Eni Çobani: Mos Fadil se do përfundosh në burg…
Artikulli tjetërVajza e vogël feston ditëlindjen, kjo është foto e veçantë me të cilën e uron Blendi Fevziu