E rëndë në Kavajë, gjenden të pajetë katër shtetas rusë në një sauna! Policia jep detaje, ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Qerret të Kavajës. Katër shtetas rusë janë gjetur të pajetë në një sauna në ambientet e një hoteli në këtë zonë.

Advertisements

Policia në njoftimin e saj zyrtar raporton se ata kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit brenda saunës.

Më konkretisht kanë ndërruar jetë shtetasit rusë me iniciale K.S. 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, teksa deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plota.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Durimit tonë i erdhi fundi”: Erdogan paralajmëron luftë, mijëra ushtarë me “gishtin në këmbëz”
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 16 tetor 2021