Dy futbollistë s*ksi bëhen pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP(Foto)

Shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar dhe dy ish futbollistë, modelë dhe shumë seksi, Granit Cana dhe Kledi Hysa. Kërkesa e të dyve për “Vëllain e Madh” lidhet me palestrën, njëri kërkon pajisje ndërsa tjetri kërkon proteina në mënyrë që të mbajnë trupin në formë edhe gjatë izolimit.

Advertisements

Granit Cana: Kam luajtur futboll. Jam marrë dhe me modelizëm, kam bashkëpunuar edhe me Fadil Berishën. BBV e shikoj si alternativë që mund të më hapë rrugë për të ardhmen. Është sfidë e re por jam hiperaktiv. Nëse Big Brother do të ishte fushë futbolli, do të isha fantazist me numrin 10. Kam edhe një kërkesë për Big Brother, ndoshta është qesharake por më duhen proteina për të ushtruar fitness.

Kledi Hysa: Që në moshën 14 vjeç jetoj në Austri. Mbi 15 vite ka që punoj si model në të gjithë europën. Jam tip shumë energjik, të gjithë një jetë kemi. Unë e dua jetën. Mendoj dhe shpresoj të ketë vajza dhe djem të bukur. Kjo do të jetë një sfidë me vetveten shumë e fortë. Shprehja që më frymëzon është “shfrytëzoje ditën” dhe ta shijojmë në maksimum. Kërkesa ime është vetëm fitness studio.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Dua vajza të bukura aty brenda’, Sabiani bëhet pjesë e BB VIP
Artikulli tjetërArjola Demiri hyn në BB VIP: Ja arsyeja e madhe pse dua ta fitoj çmimin