Detaje të reja nga ekspertiza/ Nuk u asfiksuan në sauna por u gjetën në pishinën dimërore, shtohet misteri për vdekjen e 4 personave në Qerret

Ende mister vd ekja e katër shtetasve rusë në një hotel në bregdetin e Kavajës.

Advertisements

Burime nga prokuroria e Kavajës thonë se vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike, ndërsa në trupin e vi ktimave nuk janë gjetur shenja dhu ne.

Familja ruse, prindërit dhe vajza, si dhe i fejuari i saj u gjetën pa jetë natën e së premtes në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit. Fillimisht u deklarua se të katërt u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas.

Advertisements

Por trupat e vi ktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit, pranë saunës. Turistët rusë kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme të ishin gati që pasi të ktheheshin nga vizita e tyre në Ohër të mund të relaksoheshin në to.

Punonjësi që përgjigjet për pishinën e kishte pastruar gjatë ditës duke përdorur dhe klor, por është shumë e dyshimtë që asfiksia e tyre të ketë ardhur njëkohësisht dhe për të katërt nga përqindja e klorit në ujë.

Në këto rrethana misteri mbi vd ekjen e tyre është i madh edhe për grupin hetimor, burime nga i cili thonë se pista më e mundshme është ajo e një vr a sjeje pa gjurmë. Ndërkohë në fillim të javës pritet që të dalin rezultatet e autopsisë të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi shkakun e vd ekjes. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor po bashkëpunon dhe me ambasadën ruse dhe autoritetet përkatëse për të mësuar më shumë mbi vi ktimat dhe veccanërisht aktivitetin profesional të dy burrave. Grupi hetimor tregohet mjaft i rezervuar për të dhëna në këtë drejtim, ndërsa hetimet po vijojnë dhe paralelisht ka nisur dhe procedura për kthimin e trupave në atdheun e tyre, por pa përcaktuar kohën e saktë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Zhduken 8 minorenë shqiptarë (EMRAT+FOTOT)
Artikulli tjetërÇau kordonin policor gjatë maratonës duke rrezikuar jetën e vrapuesve, policia bllokon makinën luksoze në Tiranë, KUSH është i riu i njohur për policinë rrugore