110.000 lekë/sekondi, ja sa kushtojnë reklamat në televizionet shqiptare dhe oraret më të paguara

A e dini se sa kushton transmetimi i një reklame në televizionet shqiptare, cilat janë emisionet emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira?

Advertisements

“Monitor”, si çdo vit, përpunoi edhe për sezonin e ri në shtator 2021 tarifat në ofertat e televizioneve sa i takon reklamimit. Koha televizive për disa ka mbetur e njëjtë me vitin 2020 në kosto, ndërsa për të tjerë, është bërë më e lirë.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Advertisements

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë. Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpëlarësi i gojës mund t’ju mbrojë nga Covid-i! Ja çfarë zbuloi studimi i fundit
Artikulli tjetërA mendoni veten mbret të shqiptarëve? Shikoni si përgjigjet Edi Rama