Vrasja e Caroline/ Nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve pas ngjarjes tragjike

Kur kanë kaluar disa muaj nga vr asja e Caroline në Greqi, mediat vendase dhe jo vetëm kanë interes në lidhje me atë që po ndodh mes dy familjeve.

Advertisements

Mediet greke se fundmi kanë publikuar rrëfimin e nënës së Babis Anagnostopoulos, 33-vjeçarit që vr au bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç.

Nëna e Babis “theu” heshtjen për herë të parë duke folur për televizionin grek “Star”, dhe ku refuzoi të flasë për djalin e saj, që mbahet në bu rgun e Korydalos. Sidoqoftë, ajo tha se flet shpesh me të birin për ti treguar se si është Lydia e vogël (mbesa), e cila shumicën e kohës e kalon me familjen e të ëmës që nuk jeton më.

Advertisements

Dy gjyshet e Lydias mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëra -tjetrën, për të mirën e mbesës së vogël.

“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, thotë nëna e vr asësit, Babis Anagnostopoulos.

“Nënës dhe vajzës sonë të dashur”, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Karolain. Prindërit e saj vendosën të hiqnin fjalën “bashkëshorte” nga varri i Karolain, pasi nuk donin që njeriu që, v rau vajzën e tyre të figuronte në va rrin e të bijës.

Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë,” tha ajo.

Muajt ​​e fundit, Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Caroline, Susan.

Prindërit e vajzës fatkeqe tani i kanë kushtuar jetën e tyre rritjes së mbesës pas vendimit të prokurorisë për t’i dhënë atyre kujdestarinë e përkohshme të mbesës jetime.

Vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakInfektologu i njohur: Çfarë ndodh kur infektohemi sërish dhe pse vaksina nuk krijon antitrupa gjithmonë
Artikulli tjetërNdodh brenda LSI/ 3 deputetët kërkesë ‘bombë’ Kryetares, zbardhet dokumenti