U shpall në kërkim ndërkombëtar/ Ja ku u pa për herë të fundti Adriatik Llalla, me valixhe në dorë dhe duke pritur trenin (FOTOT)

Adriatik Llalla do të vuajë dy vite b urg pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e GJKKO për ish-Kryeprokurorin.

Advertisements

Mirëpo ky vendim u dha në mungesë, pasi nuk dihet ku ndodhet aktualisht Adriatik Llalla, i cili u përfaqësua në gjyq me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili një javë më parë tha se Llalla ndodhej në regjim spitalor për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuan, mirëpo në fundin e seancës së sotme ku u dha dënimi, ai tha se nuk kishte dijeni mbi vendndodhjen e Llallës.

Advertisements

Pikërisht në lidhje me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Fax News ka arritur të sigurojë një foto të shkrepur ditën e premte, ku shihet Adriatik Llalla me valixhe në dorë duke pritur trenin.

Dyshohet se kjo foto është bërë në Romë, nga ku më pas Llalla është nisur drejt një destinacioni që ende nuk dihet.

Është çështje orësh tashmë që ish-Kryeprokurori i Shqipërisë të shpallet në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShuhen dyshimet? Atdheu dhe Bora Zemani kapen ‘mat’ bashkë! (VIDEO)
Artikulli tjetërBëni kujdes me zgjedhjet tuaja në jetë! Këto janë profesionet që pritet të zhduken gjatë 10 viteve të ardhshme