Tritoli në makinën e punonjësit të policisë, cili është mesazh paralajmërues ndaj tij (VIDEO)

Një shpër thim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku objektiv ka qenë makina e një punonjësi të policisë.

Advertisements

Për ngjarjen ka disa persona të shoqëruar, ndërsa policia bën me dije se mjeti që ka qenë i parkuar pranë banesës ka dë me të pjesshme.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve, dhe nëse rasti ka të bëjë me detyrën që ka punonjësi i policisë.

Advertisements

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, mjetit i është vendosur tritol në pjesën e pasme të tij, dhe ngjarja duket më së shumti si një mesazh paralajmërues ndaj punonjësit të policisë.

Grupi hetimor ka marrë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ishte makina e parkuar, ndërkohë që të shoqëruarit janë persona që mund të kenë qenë dëshmitar të shpërt himit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpër thyer një sasi e vogël lëndë pla sëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dë me të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArti në zi! Ndahet nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare aktori i njohur me famë botërore
Artikulli tjetërI fundit/ Sërish lëkundje të forta tërmeti, ja sa ishte magnituda