“Thjesht bëhesh e bezdisshme”, Arbana Osmani i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ndjekësit që e kritikoi publikisht

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, tashmë është zyrtare që do prezantojë programin që do trasmetohet sëshpejti në ekranin e Top Channel. Prej kohësh publiku është bërë kurioz që të dijë se kush do të jenë personazhet e njohur të ekranit, që do të bëhen pjesë e reality show-t.

Advertisements

Arbana herë pas here ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto apo video të realizuara gjatë momenteve të punës për përgatitjen e “BB Vip”.

Teksa publiku me zor po pret që të shuajë gjithë kuriozitetin në lidhje me konkurrentët dhe të rejat që do sjellë ky format, ka edhe nga ata që bezdisen nga postimet e Arbanës në “Instagram” në lidhe me programin.

Advertisements

Një ditë më parë, moderatorja e njohur postoi një klip promovues ku ka shkruar se “Big Brother Vip” do të vijë në tetor. E pikërisht aty vihet re një koment i një ndjekësi që duket se është acaruar nga postimet e shumta që kanë të bëjnë me reality show-n.

“Thjesht bëhesh e bezdisshme me këto reklama pa lidhje, se do fillojë BB e kemi marrë vesh, u bë kohë, janë shumë acaruese këto reklama 10 sekonda”, i shkruan një ndjekës.

Komenti është lexuar nga Arbana, e cila me shumë sportivitet dhe qetësi ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Është puna ime dhe më pëlqen shumë, po shumë fare”, i është përgjigjur moderatorja e dashur për publikun.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë! Ndahet nga jeta aktorja dhe këngëtarja e njohur (Emri+Foto)
Artikulli tjetërE vuri në krye të Kuvendit, Ramës shpërthen keq ndaj Nikollës, gongu i ndërpret fjalën: Po leje tani, kujt po ja bën… (VIDEO)