Temperaturat vijojnë që të rriten, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Temperaturat vijojnë që të jenë të larta, ku sot pritet që të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

Advertisements

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare, por kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën e ulët dhe zonen malore. Pjesa e dytë e ditës paraqitet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Advertisements

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 15 shtator 2021
Artikulli tjetërKëmbimin Valutor, 15 Shtator 2021