Sindi e thot troç: Nëse s’i plotësoja këtë kusht, Olsa pushohej nga puna

Sindi Loci e ftuar në emisionin “n’Kosovë show”, ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit të “Përputhen” e veçanërisht autores Olsa Muhametit.

Advertisements

“Olsës i thoja gjithmonë, nëse është dikush që kurrë nuk do të godas pas shpine, ajo do jem unë. Ama kohët e fundit kam zbuluar dhe analizuar shumë gjëra. Kam bërë kompromise në fillim për hir të mirënjohjes. Kur u largua Eri, mua dhe disa personazheve të tjerë na u duk e padrejtë dhe protestuam. Nuk donim të ktheheshim pa u kthyer ai. Olsa ka folur me mamanë time në telefon, duke ju lutur që të paktën unë të kthehesha, sepse ndryshe ajo do pushohej nga puna nga Top Channel për keq menaxhim dhe show do merrte fund. Po të kthehesha pas në kohë, nuk do kthehesha në program, unë u ktheva vetëm sepse ajo përmendi mamanë që e kishte të sëmurë dhe duke qenë se jam një person e lidhur pas familjes nuk doja ta vija në pozicion të vështirë”, tregoi Sindi.

Sindi akuzoi dhe Arjanin e Borën se e nënqeshnin kur ajo fliste.

Advertisements

“Unë sulmohesha nga opinionisti gjatë gjithë kohës dhe më ulej vlera ime si femër. Ka pasur raste kur unë flisja për tema të ndryshme dhe opinionisti me prezantuesen nënqeshnin dhe këto pjesë janë prerë gjithmonë. E atë takimin me Arjanin, përballjen e nxorrën sikur e kërkova unë, por nuk e kërkova unë. Ai ka këmbëngulur të bëhej pasi ndihej shumë keq që më kishte thënë ca fjalë dhe publiku e vuri para përgjegjësisë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 14 Shtator 2021
Artikulli tjetërLuana më në fund ka një përgjigje për pyetjen: Ja ku do ta shohim këtë sezon