Shifra të frikshme nga COVID në Rusi: Mbi 1600 viktima dhe 40 mijë raste të reja në dy ditë

Rusia ka shënuar ditën e dytë me numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Advertisements

Qendra qeveritare e krizës kundër koronavirusit ka raportuar ditën e sotme 857 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, një rekord i vetëm ditor që nga fillimi i pandemisë, pasi vendi vazhdon të shohë një rritje të infeksioneve të lidhura me variantin Delta dhe një fushatë vaksinimi të dobët.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit ka 22,430 raste të reja të personave të infektuar.

Advertisements

Edhe një ditë më parë shifrat e vdekjeve të regjistruara ishin alarmante, ku shënuan 828 vdekje.

Rusia është vendi i pestë më i goditur në botë me më shumë se 7 milionë njerëz të infektuar.

Sondazhet tregojnë se rusët janë skeptikë ndaj vaksinave, ku një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë në plan të vaksinohen.

Pak më shumë se një e katërta e popullsisë është vaksinuar plotësisht që nga 28 shtatori, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet përkatëse.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë, një person vetëvritet me çifte, familjarët gjejnë trupin e pajetë brenda ne shtëpi
Artikulli tjetërPa plumba! S’pati krisma! Lamtumirë 5 oficerëve të RENEA-s që u vranë nga shteti i tyre të premten