Reshje shiu dhe stuhi, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin mbi territorin shqiptar kryesisht gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qëndrore duke gjeneruar shira aftashkurtër.

Advertisements

Për ditën e Diel pritet një përkeqësim i lehtë. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin.

Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Advertisements

Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat zonat jugore- juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova

Republika e kosovës do të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra gjatë paradies. Edhe mesdita do të vijojë në ndikimin e motit të vranët por pa sjellë reshje. Temperaturat e ajërit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 14°C deri në 27°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mund të blesh dhe shesësh Bashën, por kurrë PD-në”/ Berisha poston videon në të cilën ‘thumbon’ keq Ramën
Artikulli tjetërKush është burri që njoftoi Bushin për sulmin ndaj kullave binjake, cilat ishin fjalët ‘famëkeqe’ që i pëshpëriti në vesh