Publikohen masat e reja anti-Covid, ja çfarë do ndodhë nëse një fëmijë do të ketë simptomat e koronavirusit

foto ilustruese

Advertisements

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

Një jav larg nga rifillimi i mësimit ministrja ka bërë me dije se nxënësit dhe mësuesit dueht të respektojnë disa nga masat e vendosura për parandalimin e Covid-19 dhe për vijimin e procesit mësimor normalisht.

Advertisements

Disa nga masat e marra përfshijnë respektimin me rigorizitet të orarit të hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetri.

Komiteti Teknik ka vendosur se kur një nxënës ka simptoma Covid ai duhet të lajmërojë mësuesin kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës apo familjes vërteton nëse është i sëmurë.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse. Gjithashtu shkollat, sipas mundësive, duhet të ofrojnë dezinfektim për këpucët e fëmijëve para se të futen në institucionet e arsimit.

Nuk lejohet që nxënësit të dalin apo të futen përsëri në godinë dhe do të ketë vetëm një herë hyrje në shkollë dhe më pas një herë dalje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha lëshon ‘bombën’: Ata që di unë i di e Berisha, ju s’keni për ti marrë vesh kurrë! Çfarë vallë?
Artikulli tjetërPublikohet foto e rrallë/ Ja kush ishte kafeneja ku uleshin VIP-at e asaj kohe të largët në Tiranë (fotot)