Policia bën ‘namin’ në Shqipëri/ 8 të arrestuar, 78 gjoba të vendosura dhe 7 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim shpejtësie (video)

Kontrollet e shumta të organizuara nga policia e Durrësit gjatë segmentit të autostradës Tiranë-Durrës, kanë bërë që të ndëshkohen shumë drejtuesh automjetesh.

Advertisements

Teksa janë vendosur 78 gjoba për tejkalim shpejtësie, drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Përveç gjobave, janë pezulluar edhe 7 leje drejtimi të shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Advertisements

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/Siguria Rrugore, një ndër prioritet kryesore.

Në të gjitha rrugët e qarkut Durrës vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me radarë, kamera, aparatë forografikë e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë kontrolleve të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin si dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, konkretisht shtetasit:

O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;

F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;

S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.

👉 Janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara.

👉 Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

👉 Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📹📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮🏻‍♂️, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹 e aparatë fotografik.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻‍♂️🚔

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Varianti MU i COVID”, Alimehmeti nxjerr faktet dhe ngre shqetësimin e madh: 74% e qytetarëve kanë marrë antibiotikë para kohe! Masat kufizuese të gabuara!
Artikulli tjetërCovid-19/ 16 gra shtatzëna infektohen dhe përfundojnë në spital, njëra në gjendje kritike për jetën