Fitorja 4-1 ndaj Shqipërisë e ka rritur entuziazmin te polakët dhe pas ndeshjes portali “przegladsportowy.pl” analizon situatën e skuadrës së tyre duke renditur 5 konkluzione pas suksesit të fundit.

Advertisements

Në pikën e tretë ata rendisin gjykimin, ku e pranojnë që gjyqtari italian, Mauricio Mariani, nuk i shqetësoi në këtë takim, madje i ndihmoi se ndërhyrja e Glikut ndaj Manajt në pjesën e dytë ishte e gabuar dhe një penallti e mohuar për Shqipërinë. Analiza e kësaj medie polake nis kështu:

“Pas rënies së komunizmit, qytetet shqiptare u rritën me shpejtësi, që do të thoshte se ata kishin probleme me furnizimin me energji elektrike në fillim.

Ndonjëherë në Tiranë energjia mungonte gjithë ditën. Mbrojtja polake nuk ka probleme me ‘energjinë elektrike’. Skuadra polake po luan ende shumë nervoz në mbrojtje. Ju nuk mund të luani në atë mënyrë, anglezët do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm atë”. Pesë konkluzionet e kësaj medie për fitoren 4-1 të Polonisë ndaj Shqipërisë ishin:

1- Mbrojtje elektrike;

Advertisements

2- Më në fund Souza buzëqeshi me lumturi;

3- Gjyqtari nuk na shqetësoi;

4- Polakët me kokë të qetë;

5- Funksionimi i pjesëve u shpërblye në fund me fitore. Te pika tre, media e mësipërme shkruan se në vitin 1984 kur Shqipëria barazoi 2-2 me Poloninë në transfertë, pati shumë kontestime nga ana e polakëve për gjykimin. Sipas tyre, gjyqtari zviceran Bruno Galler favorizoi shqiptarët, por ndryshe ka qenë sjellja e arbitrit mbrëmë.

“Nuk kishte një gjë e tillë të enjten. Përkundrazi, Mauricio Mariani ndihmoi skuadrën polake, veçanërisht në pjesën e dytë, kur nuk fishkëlleu një goditje dënimi të qartë pas faullit të Kamil Glik ndaj Rej Manajt”, shkruante dje “przegladsportowy.pl”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP