Plas në TV Klan/ I kërkon t’i lirojë shtëpinë, shoku i kthehet: Rri mirë ose…

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, erdhi rasti i Adrianit dhe Josifit. Dy ish-miq emigrantë në Suedi që sot ndodhen në një konflikt të thellë për një pronë. Dy vite më parë, Adriani i la në përdorim Josifit banesën e tij në Fier. Arsyeja që e bëri këtë ishin problemet ekonomike të Josifit dhe fakti që ai nuk ka një banesë të tijën pasi e ka humbur nga një divorc në vitin 2005.

Advertisements

Josifi ka dy vite në këtë banesë dhe nuk paguan shpenzime, por tashmë Adrianit i ka ardhur një mundësi për ta dhënë me qera për një laborator dentar, me një vlerë prej 30.000 lekësh në muaj. Ndonëse ai ia ka ofruar Josifit mundësinë e mbajtjes së shtëpisë në rast se i paguan një detyrim mujor, ai nuk pranon, ashtu siç refuzon të largohet.

Eni Çobani: A ka mundësi ta kuptoj arsyen pse nuk del? Po e pyes gjithë pjesën e parë, nuk po ma thotë. Sërish i drejtohem, “zotëri, je nga Tirana, nuk ke asnjë lloj banese, pse ka ndodhur kjo gjë që ke përfunduar te Adriani?” Kaq. Na e sqaro këtë.

Advertisements

Josif: U lidha në 95-ën me një femër.

Ardit Gjebrea: Me një zonjë.

Josif: Jo, zonjë s’mund ta themi.

Ardit Gjebrea: Po a ke fëmijë me të?

Josif: Po, kam dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Është zonjë atëherë.

Josif: Po mirë, zonjë. Ishte një produkt i një çifti imoral, me një baba të burgosur, një nëne imorale, e paedukatë, e pasjellshme, me katër fëmijë.

Eni Çobani: Por që juve qëndruat me të dhe bëtë dy fëmijë, se edhe kjo s’ka kuptim tani.

Josif: Qëndrova se bazohesha te eksperienca ime që kisha punuar 21 vjet me gjininë femërore dhe nga ky fakt isha mësuar.

Eni Çobani: Si kishe punuar me gjininë femërore? Në ç’kuptim?

Josif: Në tekstil.

Adrian: S’më interesojnë fare. Si do bëj unë një kontratë, si do ia bëj, si do ta largoj?

Josif: Ore, do rrish mirë ti se do ta heq rripin. (Çon duart te rripi i pantallonave.) O faqezi, edhe rripin më ke hequr? Edhe rripin më ke hequr, o faqezi? O faqezi, më ka hequr rripin e pantallonave.

Adrian: Zonja Eni, unë në të drejtën time, në pronën time, ky më thotë “Jam unë pronar”. Hajde ta zgjidhim se nuk më thotë “Si mund të lidh unë kontratë me ty? Si mund të më lësh edhe një vit?” Më kërkon turku 300 mijë lekë.

Josif: Nuk bëj asnjë kontratë, asgjë./tvklan.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVetëm 20% e njerëzve i gjejnë 4 gabimet në këtë foto. Cila dele është ndryshe nga të tjerat dhe pse?
Artikulli tjetërTermet i fortë në Athinë, banorët dalin nga shtëpitë të frikësuar