Nis sot viti i ri shkollor, ja rregullat e reja për nxënësit dhe mësuesit

Sot 27 shtator, të gjithë nxënësit rikthehen në bankat e shkollës. Fëmijët prej disa javësh zhvilluan mësim plotësues ndërsa sot fillojnë vitin e ri shkollor.

Advertisements

Mësimi do të fillojë në orën 08:00 dhe orët do të jenë nga 30 minuta, masë kjo që nxënësit mos qëndojnë gjatë në një ambient të mbyllur.

Dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë publikoi edhe urdhërin në lidhje me certifikatën e vaksinimit apo testimit, ku thuhej se arsimtarët janë të detyruar që të jenë të vaksinuar, ndryshe çdo javë duhet të bëjnë tampon dhe të paraqesin testin negative për Covid-19.

Advertisements

“Për studentët që nuk paraqesin Certifikatën e Vaksinimit Covid-19 apo kartën e vaksinimit, drejtuesit e Institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative duke filluar nga 11.10.2021” thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitë të ngrohta, por priten edhe reshje shiu, ja surprizat e motit këtë javë
Artikulli tjetërIsh konkurrenti i ‘Përputhen’ bëhet baba për herë të parë