Nis mësimi plotësues në shkolla! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen nga nxënësit dhe mësuesit, vaksinimi i detyrueshëm për stafin mësimor(Detaje)

Ditën e sotme nis mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat anti-COVID që duhen respektuar. Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator. Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit.

Advertisements

I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.

Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19.

Advertisements

Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMarina tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo dhe duket një yll i vërtetë
Artikulli tjetërNga sot shtrëngohet ora policore! Masat e reja kundër COVID-19, mes tyre vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori