Ndryshim thelbësor i ligjit në Kosovë, polici i heq targat një makine nga Serbia! Ja çfarë ka ndodhur

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme sot ka marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Advertisements

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Advertisements

Në kuadër të kësaj tashmë ka nisur zbatimi i këtij vendimi në tërë territorin e Kosovës.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar pamje nga kryeqytetit ku shihet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ia largojnë një veture targat me regjistrim të Serbisë.

MPB, sot ka njoftuar se qytetarët që qarkullojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje duhet të pajisen me targat e përkohshme RKS.

“Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por se në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPublikohet foto e rrallë/ Ja kush ishte kafeneja ku uleshin VIP-at e asaj kohe të largët në Tiranë (fotot)
Artikulli tjetër“Nuk hyra si hajdut dhe nuk dola si hajdut”/ Erion Braçe e mbyll zyrtarisht si zv/Kryeministër, kush janë 5 gratë që…