Mund të bëni plazh dhe në shtator! Temperaturat deri në 31 gradë, ja si do ndryshojë moti gjatë ditës

Dita e sotme do të jetë me diell dhe me vranësira herë pas here. Megjithatë temperaturat do të jenë të larta dhe të favorshme për ata që duan ende të bëjnë plazh.

Advertisements

Sipas MeteoAlb: Vendi yne vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit do te bien lehtë në mëngjes por mësdita do te ruaje vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 2 shtator 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 2 Shtator 2021