Momentet kur vendoset lënda plasëse në makinën e policit, autori monton tritolin dhe largohet (VIDEO)

Panorama.al ka siguruar pamjet kur një person vendos tritol në makinën e efektivit të policisë Lulëzim Kastrati.

Advertisements

Korrespondenti i Panorama.al raporton se Kastrati është i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Autori vendos tritol në gomën e parë të automjetit që ndodhej i parkuar dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq që raportohen vetëm dëme materiale në makinën e policit.

Disa persona janë shoqëruar nga “blutë”, pasi dyshohen se mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

i plotfuqishmi i zones lulzim kastrati durres tritol

NJOFTIMI

Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVaksinat anticovid të detyrueshme për të gjitha moshat duke filluar nga 12 vjeç, kryeministri zbulon datën kur do merret vendimi
Artikulli tjetërPublikohen pamjet/ Momenti kur Arbër Çekaj tentoi të arratiset nga “313-ta”, Fatmir Pjetri godet me hekur policët (video)