E veshur me ngjyrën blu për vizitën në Shqipëri, cili është mesazhi i fshehur pas xhaketës së Merkel

Ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit kancelarja gjermane Angela Merkel. Merkel u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Advertisements

Merkel ishte e veshur me një xhaketë blu dhe një palë pantallona të zeza. Ekspertët e komunikimit gjatë 16 viteve të udhëheqjes kanë komentuar shpesh edhe kodet dhe mesazhet që përcjell përmes pamjes së saj kancelarja, shkruan “forbes”.

Mirëpo çfarë do të thotë ngjyra blu, çfarë mesazhi përcjell Merkel me veshjen e saj në Shqipëri?

Advertisements

Sipas ekspertëve Merkel vishet me xhaketë blu kur udhëton jashtë vendit dhe me atë veshje tregon se është objektive dhe se i jep rëndësi të madhe asaj që po ben.

Epo jemi me fat që Merkel ka zgjedhur xhaketë blu dhe jo të zezë. Ngjyra e zezë tregon se vendi pritës nuk e ka mirë punën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Elton Metaj deshi të na vriste”/ Nga rrëmbimi në moshën 14-vjeçare tek akuzat për tradhti, prindërit e Sabrina Bengës tregojnë detaje rrëqethëse
Artikulli tjetërNuk e paguan për punën e bërë, i riu shkatërron kamionët e firmës ku punonte